Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se janë dakorduar në një agjendë të trashëguar të reformave evropiane, duke identifikuar edhe prioritetet.
Në mbledhjen e Qeverisë, Haradinaj ka thënë se një pjesë e këtyre prioriteteve janë realizuar.
Rendi dhe ligji, kundërkorrupsioni dhe klima biznesore, janë ndër prioritetet e realizuara, sipas Haradinajt. Kurse, tema të hapura janë: bartja e disa agjencive nga Kuvendi, ligji për Arsimin e Lartë si dhe traktati i transportit me Maqedoninë, raporton KsP.
“Iu siguroj që kemi interes, është interes i Kosovës dhe qytetareve që jo vetëm atë që njihet si angazhim në rend e ligj, edhe përcjellja e rasteve në proces. Por kemi interesim të vazhdojmë më reformat evropiane. Sepse Kosova është e përcaktuar për perspektiven evropiane”, tha Haradinaj.
-
Haradinaj: Sundimi i ligjit - prioritet i Qeverisë
-
Haradinaj thotë se prioriteti i Kosovës është avancimi drejt BE-së
-
Haradinaj: Kosova është ndryshe prej se jam unë kryeministër
-
Haradinaj kërkon të fuqizohet lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar
-
Haradinaj: Drejtësia ka shënuar përparim, por ende kemi sfida