Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova nuk është ajo që ka qenë kur e ka marrë drejtimin e Qeverisë, sa i përket luftës kundër krimit dhe korrupsionit.
Sipas tij, punën që po e bëjnë ndaj këtyre fenomeneve tregon se Kosova e tanishme dallon me atë që ishte para marrjes së Qeverisjes.
“Gjendja në rend dhe ligj nuk është e kënaqshme në Kosovë, edhe gjendja në rend dhe ligj është sfidë për Kosovën, veçanërisht luftimi i llojeve të ndryshme të krimit dhe korrupsionit. Rezultat i kësaj fokusimi ka shkuar kryesisht për t’i ndihmuar institucioneve të rendit dhe të ligjit që t’i ushtrojnë funksionet e veta në bazë të mandatit të tyre kushtetues e ligjor. Që ta rifitoj në tërësi fuqinë e tyre kushtetuese e ligjore të punojnë të pa ndikuar dhe pa penguar nga askush...mund t’iu them pra se dinamika ose treguesi i asaj që po ndodh në rend dhe ligj dallon nga kohërat e mëhershme, nuk them se Kosova i ka zgjedhur problemet e korrupsionit dhe se mund të mburremi me vendet e tjera, por në raport me gjendjen e marrë dhe këtë kohë, bëhet fjalë për një Kosovë tjetër, nuk është e njëjta”, u shpreh Haradinaj
-
Haradinaj thotë se rendi dhe ligji e kundërkorrupsioni janë mes prioriteteve që janë plotësuar
-
Haradinaj përmend arritjet e qeverisjes së tij, thotë se ndryshimi ka nisur
-
Haradinaj kërkon të fuqizohet lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar
-
Haradinaj: Kosova nuk është e varfër, por e keqqeverisur
-
Haradinaj s’i komenton akuzat e “Freedom House” për krim të organizuar