Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është zotuar se qeveria që ai udhëheq nuk do t’i lërë të vetme komunat përballë problemeve e sfidave.
“Qeveria tashmë është e angazhuar që mos t’i lë të vetme komunat në ballafaqim me problemet e sfidat me të cilat përballen dhe do të jetë partner i ngushtë i tyre për realizimin e të gjitha projekteve, që lehtësojnë jetën e qytetarëve”, ka shkruar ai në Facebook.
Ai thotë se “vetëm zhvillimi i barabartë dhe i qëndrueshëm na garanton rrugëtim të sigurt si vend dhe shoqëri”.
“Në konferencën ‘10 Vite pas Decentralizimit dhe Konstituimit të Qeverisjes Lokale’, të organizuar nga Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI), theksova nevojën që të krijohet një mekanizëm i përhershëm komunikimi, që rritë efikasitetin e punës ndërmjet qeverisjes nacionale dhe lokale”, ka shkruar më tej Haradinaj.
-
Haradinaj: Përpara kemi sfida, Kosova s’do të bëjë hapa prapa
-
Haradinaj: Me Komunat duhet krijuar një partneritet i ri për zhvillimin e tyre
-
Haradinaj: Qeveria mund të jetë partner i komunave
-
Haradinaj: Askush s’do të na ndajë, paprekshmërinë e Kosovës do ta mbrojmë me çdo çmim
-
Haradinaj thotë se Qeveria është e përkushtuar në luftën kundër informalitetit