Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot në takim përfaqësuesit e Shoqatës së Ujësjellësve të Kosovës, të udhëhequr nga Ilir Abdullahu, kryetari i Bordit të Shoqatës dhe Abdullah Dërguti, drejtor menaxhues.
Gjatë takimit është biseduar për funksionimin sa më të mirë të këtij sektori, për shkak të rëndësisë të madhe që ka në ofrimin e shërbimeve të furnizimit të qytetarëve me sasi dhe cilësi të ujit.
Haradinaj konstatoi se niveli i furnizimit me ujë është i kënaqshëm, por që menjëherë Qeveria do të angazhohet në marrjen e vendimeve strategjike për sigurimin e furnizimit afatgjatë dhe të përhershëm me ujë.
Haradinaj i ka dhënë mbështetje kërkesës për të organizuar Konferencën Ballkanike të Ujërave, që do të mbahet në Prishtinë nga 1 deri më 3 nëntor të këtij viti, me titullin “Sfidat e ujit të ndotur”.
-
Qeveria mbështet përfundimin e projektit për furnizimin me ujë të pijshëm të 100 fshatrave
-
Haradinaj ofron përkrahje për sektorin e ujërave të zeza në Kosovë
-
Haradinaj përmend dy alternativa për zgjidhjen e qëndrueshme të krizës së furnizimit me ujë në Gjilan
-
Haradinaj thotë se Qeveria është e përkushtuar për arsimin e lartë
-
Haradinaj: Kosova ka luajtur rol konstruktiv në tregun energjetik