Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mbajtur sot një takim me zëvendësministrin e Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, për të diskutuar për modalitetet e tejkalimit të situatës emergjente me ujin e pijshëm për qytetin e Gjilanit.
Haradinaj në Facebook ka thënë se ekzistojnë dy alternativa për furnizimin e rregullt të qytetarëve me ujë të pijes, investimin në mbushjen e ujëmbledhësit të Përlepnicës nga lumi Krivareka ose nga lumi Llapushnik.
“Qeveria e vendit me marrjen e mandatit ka investuar në rindërtimin e Pendës së Përlepnicës, rrjetin shpërndarës si dhe impiantin e ujërave të zeza dhe do të vazhdojë të jetë e fokusuar për gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme sa i përket ujit të pijes për komunën e Gjilanit”, ka shkruar Haradinaj.
-
Penda e Përlepnicës mbyllet, ndahen 200 mijë euro për puse të reja
-
Rënie drastike e nivelit të ujit në pendën e Përlepnicës
-
Gjilani planifikon hapjen e puseve për furnizim me ujë
-
Në Gjilan uji i pijshëm po shfrytëzohet me kujdes të shtuar, por reduktimet vazhdojnë
-
Në Gjilan shqyrtohen alternativat për furnizim me ujë të pijshëm