Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se është e pakuptimtë që kryeministri të ketë rrogën 1300 euro duke marrë parasysh përgjegjësinë politike që ka.
Këto komente ai i bëri gjatë takimit që pati me gazetarët dhe përfaqësuesit e shoqërive civile me rastin e festave të fund vitit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKreu i ekzekutivit, Ramush Haradinaj vendimin për rritjen e rrogave e ka konsideruar si tregues se është duke u punuar për vendin në mënyrë transparente, përcjell ksp.
“Unë e kam rrit rrogën time vetë, e kam rrit pagën e kolegëve të mi po iu them diçka ua keni besuar këtyre njerëzve 2 milionë euro me i menaxhuar është e pakuptim përgjegjësia politike e para, përgjegjësia edhe financiare e një kryeministër me pas rrogën 1300 euro, ose vjedh, ose është i pasinqertë i mashtron popullin e vet. Unë po mendoj me punu, po mendoj me i shërbye vendit tim, iu kom dedikuar edhe i ftoj kolegët e mi të Qeverisë që vërtet ta respektojnë përgjegjësinë që na e kanë dhanë populli. Tani ata që mendojnë që kam gabuar që e kam bërë shpejt a ku di unë edhe ata kanë të drejtë nuk është një vendim i përkryer por sipas bindjes sime është një tregues se dojmë me punu në këtë vend edhe atë në mënyrë më transparente që i takon”, tha kryeministri Haradinaj.
Gjatë takimit me gazetarët Haradinaj tha se dëshiron ta bëjë Kosovën një vend që vepron dhe kryen punë.
Sipas tij Qeveria që ai udhëheqë nuk do e sjell vetën në pozitë që t’i fsheh veprimet e saja, por do të jetë e hapur për kritika.
“Dëshira jem është me ndrru Kosovën, pra një Kosovë që vepron, një Kosovë që kryen punë, do të vazhdojmë me qenë veprues gjithë kohën, njëkohësisht transparent para qytetarëve. Qeveria që udhëheq nuk ka me e pru veten në momente që veprimet e veta me i fshehë, jemi të hapur për mendime dhe kritika, jemi të hapur për pikëpamjet por nuk punojmë fshehtë“, tha ai.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, me anë të një vendimi ia ka rritur vetes pagën, anëtarëve të kabinetit qeveritar, këshilltarëve dhe disa zyrtarëve të stafit të zyrës së kryeministrit.