Kosova dhe Kroacia ndajnë vlera të përbashkëta nga e kaluara historike dhe nga e ardhmja evropiane. Kështu tha kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në takimin që zhvilloi sot me homologun kroat, Andrej Plenkoviq.
“Duke marrë për bazë shembullin kroat të integrimeve, Kosova mund të nxjerrë përvojat më të mira në procesin e integrimeve dhe në këtë frymë ne do të bashkëpunojmë ngushtë me Kroacinë, në përafrimin me familjen evropiane dhe me NATO-n”, tha Haradinaj.
Haradinaj kërkoi mbështetjen e Kroacisë për Kosovën edhe më tutje në shtimin e numrit të njohjeve, anëtarësimin në strukturat euro-atlantike dhe në organizata ndërkombëtare.
“Homologut tim, Andrej Plenkoviq, i kërkova mbështetjen kroate për zhvillimin ekonomik si dhe për anëtarësim në institucionet ndërkombëtare të vendit tonë. Kroacia mund të jetë zë i fuqishëm i rajonit”, ka thënë më tej Haradinaj.
Nga ana tjetër Plenkoviq, tha se Kroacia do të vazhdojë të jetë mbështetëse e Kosovës në rrugën e saj eurointegruese dhe intensifikimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy shteteve, në të gjitha fushat e interesit të përbashkët.
Në fund të njoftimit thuhet se Haradinaj e ka ftuar për vizitë zyrtare në Kosovë Plenkoviqin.
-
Haradinaj e Pacolli takojnë kryeministrin e Kroacisë, flasin për dialogun Kosovë-Serbi
-
Haradinaj takon kryeministrin kroat, merr përkrahje për fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar
-
Plenkoviq: Kroacia i ofron mbështetje të fortë Kosovës në rrugën evropiane
-
Haradinaj priti në takim lamtumirës Kapitanoviqin: Kroacia shembull që duhet ndjekur
-
Kapitanoviq: Kroacia do të vazhdojë mbështetjen e fuqishme për Kosovën