I nominuari për Kryeministër të Kosovës, Ramush Haradinaj, u takua sot me të rinjtë e kryeqytetit në amfiteatrin e Germisë në Prishtinë.
Haradinaj, në fjalën e tij, ndër të tjera tha se ai do të punojë që rinisë së kryeqytetit, rinisë së Kosovës t’i kthehet Kosova.
“Rinia jonë nuk do të kalojë kohë duke u përgatitur për një të ardhme me të panjohura. Do të krijojmë qartësi për të ardhmen e secilit. Të rinjtë e këtij vendi nuk do të jenë numra por pjesë e vendimmarrjes”, tha Haradinaj.
Ky ka qenë takimi i parë me rininë në kuadër të një turi që do ta zhvilloj edhe me të rinjtë në qytete të ndryshme. Nesër Haradinaj mban debat me qytetarët e Prizrenit.
Artikuj të ngjashëm
-
Haradinaj: Do punojmë shumë të krijojmë mundësi punësimi për të rinjtë tanë
-
Haradinaj: Një rini kaq dinamike ka nevojë për Qeveri të guximshme
-
Kurti: Të rinjtë dhe të rejat duhet të jenë në qendër të politikave dhe vendimmarrjes
-
Ismaili: Të rinjtë, pjesë e ndryshimit që po vjen në Prishtinë më 12 tetor
-
Haradinaj: Largimi i të rinjve të trajtohet me urgjencë