Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj ka përsëritur edhe sot se taksa s’do të tërhiqet assesi pa marrëveshje finale me Serbinë.
Këto komente kryeministri i bëri gjatë një vizite që pati në Agjencinë Kosovare të Privatizimit.
“Sot e heqim nëse ka marrëveshje për njohje. Por mundemi mos me hekë asnjëherë nëse Serbia s’është e gatshme. Kjo s’ka të bëjë me Amerikën, por ka të bëj me Serbinë dhe Rusinë”, ka deklaruar Haradinaj.
Kryeministri Haradinaj duke theksuar se ky vit do të jetë vit i ekonomisë, ka thënë se do të krijohen kushte për investime.
Përveç kësaj, ai ka folur edhe për drejtorin e ri të AKP Valon Tolaj, i cili ka qenë nga radhët e AAK-së, për të cilin tha se e ka pasur koleg në parti dhe kërkon punë në AKP, raporton KsP.
-
Haradinaj: Taksa s’do të tërhiqet pa marrëveshje finale me Serbinë
-
Haradinaj: Kurti me heqjen e taksës siguron pushtimin ekonomik të Kosovës nga Serbia
-
Haradinaj: Heqja e taksës bëhet vetëm kur Serbia ta njohë Kosovën
-
Haradinaj: Taksa nuk hiqet pa njohjen nga Serbia, vizat s’i kemi larg
-
Haradinaj ripërsërit se pavarësisht presioneve, taksa mbetet