Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim përfaqësues nga kompania e njohur amerikane General Electrics (GE), të kryesuar nga Drejtori i Përgjithshëm për Evropën Juglindore, Gaetano Massara, njofton kumtesa, transmeton Koha.net.
Në takim është diskutuar për mundësinë e ndërlidhjes së iniciativave të biznesit në Kosovës me sektorin e energjisë.
Pas një prezantimi dhe propozimeve të bëra nga GE për sektorin e energjisë, kryeministri Haradinaj mirëpriti idetë dhe propozimet, duke thënë se në veprimet e mëtejshme do të sigurohet një sistem më i mirë i energjisë për të gjithë qytetarët.
Artikuj të ngjashëm
-
Haradinaj: Kosova ka nevojë për rrymë të sigurt, të qëndrueshme dhe të përballueshme
-
Haradinaj: Ne e trajtuam energjinë si çështje të sigurisë kombëtare
-
Haradinaj: Kosova do të lirohet nga këta gangasterë me agjenda të dyshimta
-
Shoqata e Prodhuesve kërkon që gazi amerikan të jetë alternativë e furnizimit me energji
-
Haradinaj kritik ndaj Kurtit: A është kundër gazit apo kundër Amerikës?