Kandidati i koalicionit PDK-AAK dhe Nisma, Ramush Haradinaj po vazhdon takimet me ambasadorët e shteteve të akredituara në Kosovë.
Sot paradite ai është takuar me ambasadorin e Shqipërisë, Qemal Minxhozin, ndërsa një takim ka pasur edhe me ambasadorin e Austrisë, Gernot Pflander.
Postimi i Haradinajt në Facebook:
Vazhdova ditën e sotme me takimin me ambasadorin e Austrisë, Gernot Pfandler, me të cilin bashkëbiseduam për procesin zgjedhor dhe rrugën drejt krijimit të institucioneve të reja të vendit.
Roli i shtetit austriak në proceset e shtetndërtimit të Kosovës ka qenë i madh dhe Austria vazhdon të jetë një partner i rëndësishëm në rrugën e integrimeve evropiane.
Vlerësova rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona, posaçërisht në fushën e zhvillimit ekonomik, shëndetësisë dhe arsimit.
-
Haradinaj kërkon intensifikim të partneritet politik e ekonomik me Austrinë
-
Haradinaj: Austria partner ekonomik dhe politik i Kosovës
-
Hamza fton bizneset austriake që të investojnë në Kosovë
-
Haradinaj, ambasadorit austriak: Qeveria ka vënë dinamikë të re të punës
-
Haradinaj bisedoi me ambasadorin hungarez për formimin e institucioneve