Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, mori pjesë në takimin virtual të Komisionit të Partneritetit të Kartës së Adriatikut , nikoqire e së cilës ishte Bosnje Hercegovina.
Ajo tha se rruga Euro-atlantike e Kosovës është e paalternativë, ndërsa rajoni nuk do të jetë i plotë pa përfshirjen e Kosovës në Kartën e Adriatikut dhe në strukturat e NATO-s dhe BE-së.
“Kosova është e qartë në orientimin dhe vizionin e saj - ne jemi plotësisht të vendosur të bëhemi pjesë e familjes Euro-Atlantike dhe kontribuues në sigurinë rajonale dhe globale”, u shpreh ajo.
Shefja e diplomacisë kosovare tha se që nga viti 2012 kur u bë vëzhguese e Kartës së Adriatikut, Kosova ka demonstruar vazhdimisht gatishmërinë e saj për t'u bërë anëtare e plotë, duke marrë pjesë në mënyrë aktive në të gjitha forumet, e duke e profesionalizuar, trajnuar e përforcuar Forcën e saj Mbrojtëse në koordinim dhe sipas standardeve të NATO-s dhe vendeve aleate që kanë ndihmuar zhvillimin e FSK-së.
“Anëtarësimi i plotë i Kosovës në Kartën SHBA-Adriatik do të ishte një arritje jo vetëm për Kosovën, por edhe për të gjithë rajonin gjithashtu. Ky është një hap jetik drejt sigurisë dhe stabilitetit në rajon, si dhe një urë lidhëse drejtë bashkëpunimit më të mirë midis anëtarëve në trajtimin e sfidave dhe kërcënimeve të ardhshme të sigurisë që mund të vijnë”, u shpreh ajo.
-
Begaj: Anëtarësimi i Kosovës në Kartën e Adriatikut, thelbësor për stabilitetin e rajonit
-
Haradinaj-Stublla: Drafti i Asociacionit nuk duhet të dërgohet në Kushtetuese edhe nëse kushtëzohet
-
Gërvalla në NATO: Kosova u dëshmua si kontributdhënëse për paqe
-
Haradinaj për letrën dërguar SHBA-së dhe BE-së: Kjo dëshmon se Kosova është euroatlantike
-
Kurti: Rruga euroatlantike s’është thjesht simbolike, por përkushtim i Kosovës ndaj demokracisë