Pas presidentit Hashim Thaçi, edhe kryeministri i vendit Ramush Haradinaj ka përgëzuar Millo Gjukanoviqin për fitoren e tij bindëse në zgjedhjet e sotme presidenciale në Malin e Zi.
Ai përmes një statusi në Facebook shprehu gatishmërinë për vazhdim të bashkëpunimit në mes të dy vendeve.
“Urime qytetarëve të Malit të Zi për zgjedhjet e lira e demokratike presidenciale. Po ashtu, i uroj fitoren presidentit të zgjedhur, Millo Gjukanoviq. Qeveria e Republikës së Kosovës shpreh gatishmërinë për bashkëpunimin dhe avancimin e marrëdhënieve të mira me Republikën e Malit të Zi edhe në të ardhmen, në të mirë të të dy popujve tanë, për perspektivën euro-atlantike”, shkruan Haradinaj.
Artikuj të ngjashëm
-
Thaçi uron Gjukanoviqin, “fitore për rajonin që aspiron integrimin”
-
Gjukanoviq: Mali i Zi i gatshëm të ndajë përvojat me Kosovën për rrugën euroatlantike
-
Haradinaj uron Pendarovskin, shpreh gatishmërinë të avancojë marrëdhëniet e mira me Maqedoninë e Veriut
-
Haradinaj takon Gjukanoviqin, flasin për dialogun Kosovë - Serbi
-
Haradinaj dhe Gjukanoviq flasin për dialogun Kosovë - Serbi