Zëvendësndihmës sekretari i shtetit amerikan, Matthew Palmer, ka zhvilluar një takim me kreun e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ku kanë folur për rolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialogun Kosovë-Serbi.
Haradinaj ka shkruar se AAK-ja është e vendosur që SHBA-ja të ketë rol të domosdoshëm dhe të pashmangshëm në arritjen e marrëveshjes me Serbinë, duke rezultuar me njohje reciproke.
“Kosova ka treguar maturi në funksionim dhe konsolidim të demokracisë, në standardet më të larta dhe është e palëkundur në raportin bilateral dhe strategjik, si dhe miqësinë e përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar tutje ai.
Në një konferencë për media, Palmer ka thënë se SHBA-ja e ka qëllim kryesor të dialogut njohjen reciproke dhe hapat në rrugën e anëtarësimit të të dy vendeve në BE. Ai ka përsëritur se SHBA-ja është partnere e procesit dhe se “vizioni për rajonin është që të avancohet dialogu drejt arritjes së marrëveshjes finale”.
-
Haradinaj pas takimit me Cholletin: Shtrova nevojën urgjente për marrëveshje finale me Serbinë
-
Palmeri s’përjashton marrëveshje Kosovë-Serbi pa njohje reciproke
-
Palmeri i thotë Osmanit se SHBA-ja do të koordinohet me BE-në për dialogun
-
SHBA-ja e sheh si urgjente arritjen e marrëveshjes Kosovë – Serbi
-
Palmer: SHBA-ja është e përqendruar të mbështesë dialogun që po e udhëheq Brukseli