Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka thënë se Serbia po i kërcënon vendet e rajonit që e kanë njohur Kosovën dhe se po i paralajmëron ato që do ta njohin.
“Serbia po flet me gjuhën e të fuqishmit dhe po kërcënon vendet e rajonit që e kanë njohur Kosovën, dhe po paralajmëron edhe vendet e tjera që do ta njohin Kosovën. Kjo gjuhë i takon të kaluarës dhe kjo gjuhë i shkaktoi tragjeditë, plagët e të cilave ende i vuajnë popujt e Ballkanit. Vendet e lira, në vendimet e tyre të bazuara në interesin e tyre nacional, e kanë njohur Kosovën”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Ai ka kërkuar që Serbia të ndalë kërcënimet.
“Serbia duhet ta ndal gjuhën e të fuqishmit, të ndal kërcënimet dhe mos të harrojë se e ka një marrëveshje me Kosovën, planin franko-gjerman të përkrahur nga Amerika, dhe t'i kthehet gjuhës së arsyes. Kosova nuk do të ndalet nga rruga e vet drejt integrimeve euroatlantike. Do të ishte e mençur për Serbinë, që të lëviz nga ‘status quo’ në të cilën gjendet”, ka shkruar Haradinaj.
-
Haradinaj bën thirrje për bashkim: Kosova në gjendje të rënduar ekonomike e politike
-
Haradinaj për rezultatin e zgjedhjeve: Kosova do të dobësohet e do të fitojnë armiqtë e saj
-
Haradinaj: Populli e ka kuptuar mashtrimin, bashkë e rikthejmë shpresën në vend
-
Haradinaj iu bën thirrje veteranëve dhe zyrtarëve të shtetit: Shmangni udhëtimin përmes Serbisë
-
MPJD-ja i përgjigjet Serbisë: Agresive dhe kërcënuese, po paraqitet si fuqi dominuese në rajon