Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas kthimit nga Vatikani ka thënë Kosova është në rrugë të mirë për njohjen e shtetësisë nga ana e këtij shteti, transmeton KTV.
Në një konferencë për media Haradinaj ka thënë se ka marrë mbështetje nga Papa Françesku për njohje. Por Haradinaj është shprehur se nuk mund të flasë për ndonjë periudhë kohore se kur do të mund ta njeh pavarësinë e Kosovës Vatikani.
Sipas Haradinajt Papa është shprehur se e ka në zemër popullin e Kosovës dhe se shpreson se vendi ynë do të gjejë vetën si vend i paqes.
“Tema e njohjes ka qenë fokus i bisedës. Kam pasur mundësi me i tregu për Kosovës dhe kemi përgatitur një kërkesë për njohje dhe i kemi dhënë si dhuratë një mbulesë të 10 vjetorit të pavarësisë, logon”ka thënë Haradinaj.
Ndërkaq i pyetur për deklaratat e kryetarit të Vetëvendosjes Albin Kurti i cili i ka kërkuar dorëheqjen, Haradinaj si kundër përgjigje ka thënë se Kurti ka mbetur pa punë. Derisa ka shtuar se e kupton gjendjen e Kurtit për dënimin që i është shkaktuar nga ndarja e partisë.