Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj: Respekt për protestuesit, por mos e dëmtoni tuajën

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, një ditë pas marshit protestues “Drejtësi për Astritin”, i cili përfundoi edhe me sulm ndaj Qeverisë me ngjyrë e me gurë, ka dalë me një ekip për ta pastruar.

Ka thënë se për humbjen e Astrit Deharit edhe ai ndjen dhimbje, respekton protestuesit që dolën dje, por sulmin ndaj objektit të Qeverisë e konsideron dëm.

“Institucionet janë të popullit”, ka thënë ai, duke kërkuar të mos dëmtohet ajo që është e popullit.

Postimi i Haradinajt në Facebook:

DREJTËSI PËR ASTRITIN

Edhe Haradinaj thotë se Qeveria do t’i mbulojë shpenzimet e hetimit të pavarur për rastin Dehari Arbëri Haradinaj thotë se Qeveria do t’i mbulojë shpenzimet e hetimit të pavarur për rastin Dehari

Vetë kam humbë njerëz të familjes, në kohë lufte dhe pas saj. Humbjen e familjarëve e ndjejë thellë dhe kam respekt për familjet që kanë përjetuar dhimbjen.

Respekt për protesuesit, por shteti i Kosovës ngritet duke e respektuar dhe duke e forcuar atë.

Mos e dëmtoni tuajën, sepse institucionet janë të popullit.

Familjes Dehari do t’i qëndrojmë pranë dhe drejtësia për Astritin do të vihet në vend.

RH

Kujtojmë se dje Lëvizja Vetëvendosje i ka dhënë afat tre muaj Qeverisë së Kosovës që të lejojë hetim ndërkombëtar për vdekjen e aktivistit të kësaj partie Astrit Dehari.

Në protestën e organizuar në njëvjetorin e vdekjes së Deharit, Vetëvendosje ka kërkuar gjithashtu shkarkimin e zyrtarëve shtetërorë, që sipas këtij subjekti, janë përgjegjës për vdekjen e aktivistit të tyre.

Edhe Krejt çka ndodhi në marshin protestues “Drejtësi për Astritin” Video Krejt çka ndodhi në marshin protestues “Drejtësi për Astritin”

Disa aktivistë të Vetëvendosjes, derisa vendosën pankartën me kërkesat e tyre, hodhën shishe me ngjyrë dhe mjete të forta në drejtim të ndërtesës së Qeverisë ku edhe u thyen disa nga xhamat.

{gallery}