Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj pret në shtëpinë e tij kryeministrin e Maqedonisë Zaev

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur sot në shtëpinë e tij kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev.

Haradinaj këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në llogarinë e tij personale në Facebook, ku ka shkruar se ka pritur homologun e tij maqedonas, Zoran Zaev dhe bashkëshorten e tij, transmeton koha.net.

Ky është postimi i plotë i Haradinajt:

“Bashkë me Anitën, mirëpritëm në shtëpinë tonë mikun dhe homologun tim maqedon, Zoran Zaev, me bashkëshorten e tij, Zorica, me dëshirën që miqësia jonë të reflektojë në marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe popujve tanë”.