Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim Ndihmës Sekretarin e Mbrojtjes për Çështje të Sigurisë Ndërkombëtare, Robert Karem.
Në këtë takim, ku të pranishëm ishin zëvendëskryeministri Dalibor Jevtiq, ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie, dhe një delegacion nga Departamenti i Mbrojtjes, u bisedua për të gjitha proceset nëpër të cilat po kalon Kosova.
“Duke falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ndihmën e pakursyer në të gjitha periudhat, kryeministri Haradinaj tha se prania e SHBA-së në të gjitha proceset ekonomike dhe politike është e domosdoshme për shtetin e Kosovës”, thuhet në njoftimin nga kabineti i kryeministrit.
Ndihmës Sekretari i Mbrojtjes për Çështje të Sigurisë Ndërkombëtare, Robert Karem, uroi kryeministrin për 10-vjetorin e pavarësisë, duke thënë se është nder të jetë pjesë e festimit të 10 vjetorit të pavarësisë, duke e konfirmuar partneritetin me Kosovën.
-
Kurti: Aleanca me SHBA-në e pazëvendësueshme, Kosova gjithmonë mirënjohëse
-
Kurti takon Whitakerin: Përshpejtimi i anëtarësimit në NATO, garantues për sigurinë në Ballkan
-
Rubio: SHBA-ja e palëkundur në mbështetje të sovranitetit dhe integritet territorial të Kosovës
-
Haradinaj në Petangon: Tani është koha e duhur për anëtarësimin e Kosovës në NATO
-
Haradinaj në SHBA kërkon mbështetjen për anëtarësim në NATO