Lideri i AAK-së dhe kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, ka uruar për 4 Korrikun, Ditën e Pavarësisë së SHBA-së.
Ai thotë se populli i Kosovës u është përherë mirënjohës qeverisë dhe popullit të SHBA-së për ndihmën dhe mbështetjen në realizimin e aspiratës historike për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, në të gjitha përpjekjet tona për shtet dhe dinjitet kombëtar e qytetar.
“Me rastin e 241 vjetorit të Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kam kënaqësinë e veçantë të përcjell urimet më të ngrohta e të përzemërta për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, popullin mik amerikan, Ambasadën e SHBA-së në Republikën e Kosovës, amerikanët me mision në Kosovë dhe paqeruajtësit në radhët e KFOR-it”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Haradinaj tha se SHBA-ja është vendi ynë mik dhe partneri kryesor strategjik në ruajtjen e paqes dhe lirisë, konsolidimit demokratik dhe zhvillimit të Kosovës.
“Sot ndjehemi krenarë që jemi rreshtuar krah Shteteve të Bashkuara. Sot festojmë edhe ne krah për krah me Shtetet e Bashkuara”, ka shkruar kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.
-
SHBA-ja feston 247-vjetorin e Pavarësisë, Kosova e uron
-
Haradinaj SHBA-në për pavarësinë, kërkon që 4 korriku të shpallet festë shtetërore
-
Haradinaj: Kosova do të dijë ta ruajë e forcojë partneritetin me SHBA-në
-
Krasniqi: Liria dhe pavarësia e Kosovës janë të lidhura me SHBA-në
-
Kurti: Shteti i Kosovës i bashkohet festës së popullit dhe institucioneve të SHBA-së