Policia e Kosovës, sot me 26 dhjetor 2019 organizoi ceremoninë e fund vitit, ceremoni gjatë së cilës u ndanë medalje, lëvdata, shpërblime si dhe mirënjohje për zyrtarët policorë, të cilët me kontributin e dhënë në punë kanë arritur rezultate të larta.
Në ceremoni qe i pranishëm edhe kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj. Pas ceremonisë, në një postim në facebook ai ka thënë disa fjalë për Policinë e Kosovës.
“Unë i besoj Policisë së Kosovës. I kam parë në punë, në sfida të përditshme e përballje, në sigurim të rendit publik. Janë për admirim dhe meritojnë respektin tonë! Sot, në pritjen për fundvit në Policinë e Kosovës, me shumë krenari fola për policinë tonë, policinë e secilit qytetarë pa dallim”, shkruan Haradinaj.
Thotë se “Isha aty për ta nderuar punën e polices dhe policit në përmbyllje të një viti të suksesshëm në rendin publik, qetësinë, sigurinë e jetës dhe pronës”.
“Jam i lumtur që Kosova dhe institucionet e vendit kanë treguar kujdes dhe e kanë kthyer fokusin në pozitën e policisë së Kosovës që të kenë vëmendjen që meritojnë në pagat, në koeficientet e rrezikshmërisë, orët shtesë dhe çështje tjera kyçe për integritetin profesional të policit. Ende ka punë për t’u bërë dhe nuk do të ndalemi. Meritorë të suksesit të Policisë së Kosovë, jeni ju të gjithë qytetarë që i besoni misionit human të këtij institucioni. Policia jonë, ka treguar profesionalizëm të madh të përgjegjësisë në rendin publik e siguri dhe i inkurajoj që këtë përgjegjësi ta ndjejnë edhe në të ardhmen. Respekt dhe krenar!”, përfundon ai.
Edhe
Haradinaj në Polici, thotë se ajo është e gatshme për ofrimin e sigurisë në vend
Në një deklarim të bërë para të pranishmëve, Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ka theksuar se gjatë vitit që po lëmë pas ka pasur 13% numër të lëndime trupore, 13.3% më pak lëndime të lehta trupore.
Poashtu ai tha se edhe nga kategoria kundër pasurisë është arritur sukses i madh.
Qalaj tha se gjatë këtij viti pati 10.8% persona të vdekur në aksidente trafiku.
“Kemi pasur 23.2% më pak vjedhje, 21.2% më pak vjedhje të rënda, 41.7% më pak grabitje.Kemi pasur suksese edhe në luftimin e Krimit të Organizuar, luftimin e veprave të korrupsionit të cilat besoj se janë shumë të rëndësishme për vendin dhe progresin e vendit. Mund të them se kemi pasur në përgjithësi 1 mijë e 336 raste në fushën e luftimit të Trafikimit me Narkotikë. 1173 kallëzime penale, 1489 persona janë arrestuar, janë realizuar 929 operacione, 10 mijë e 85 bastisje, e janë goditur 15 grupe kriminale”, tha ai, transmeton Indeksonline.
Tutje Qalaj theksoi se në luftën Kundër Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit janë hetuar 189 raste.
“Në fushën e krimit ekonomik janë hetuar 186 raste, 156 të reja, kurse kundër pasurisë janë hetuar 163 raste, 133 të reja, 14 operacione, 21 plane operative, janë arrestuar 80 persona të ndryshëm, janë bërë 342 kallëzime penale ndaj 654 personave të dyshuar. Janë shkatërruar shtatë grupe të organizuara kriminale. Njëra nga fushat me të cila është punuar mjaftë shumë është luftimi i dukurisë së fajdes. Janë hetuar 22 raste, ku janë arrestuar 15 persona të dyshuar dhe janë ngritur 20 kallëzime penale ndaj 40 personave dhe janë zhvilluar pesë operacione policore”, tha Çalaj.
Edhe
Haradinaj: Policia nuk ka përdorur forcë të tepruar në aksionin në veri
Drejtori i PK-së shtoi se 139 raste janë trajtuar tek Trafikimi me Qenie Njerëzore, prej këtyre 121 raste të reja, 50 plane operative dhe 65 operacione policore.
“199 persona të dyshuar janë arrestuar dhe janë ngritur 65 kallëzime penale, janë shkatërruar tri grupe kriminale, 22 viktima të trafikimi janë, 21 prej tyre janë asistuar duke u strehuar në strehimore përkatëse. Tek terrorizmi gjatë kësaj periudhe janë iniciuar gjithsej 3 raste të reja, janë bartur nga vitet paraprake 76 raste të cilat janë ende duke u hetuar, janë arrestuar shtatë persona janë ngritur 7 kallëzime penale kundër 10 personave dhe janë ndërmarrë katër operacione. Gjatë këtij viti kemi arritur që edhe në fushën e logjistikës dhe të pajisjeve të kemi një progres mjaftë të madh meqenëse e dini se në fillim të vitit, Qeveria e Kosovës ka aprovuar rregulloren e pajisjeve të veçanta dhe në këtë fushë PK por edhe FSK ka zhvilluar një formë të re të pajisjeve të negocimit për pajisjet policore ku kemi arritur që të kontraktojmë një numër shumë të rëndësishme të pajisjeve të cilat janë konfidenicale por shumë të rëndësishme për PK-në.Sa i përket edhe cilësisë edhe çmimit është një e arritur shumë e madhe. Falënderojë qytetarët por edhe të gjitha institucionet, mediat organizatat joqeveritare që kanë mbështetur dhe përcjellur punën e PK-së, besoj që do të jetë synim i yni që vitin e ardhshëm ë kemi shërbimeve sa më të mira që qytetarë të ndiheni sa më të sigurt”, përfundoi ai.