Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka vlerësuar se plani franko-gjerman do t’i mundësojë Kosovës anëtarësimin në NATO.
Haradinaj është takuar të enjten me ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
"Sot, në selinë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës prita në takim Ambasadorin amerikan në Kosovë, z. Jeffrey Hovenier, me të cilin diskutuam për zhvillimet e fundit në vend. E falënderova personalisht Ambasadorin Hovenier për angazhimin e tij dhe të ShBA-ve për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës. E konfirmova qëndrimin e Aleancës në mbështetje të Planit Franko-Gjerman duke theksuar se ky plan duhet që Kosovës t'i mundësojë rrugën e njohjes nga Serbia, anëtarësimin në NATO dhe organizatat tjera ndërkombëtare", ka shkruar Haradinaj në Facebook.
-
Haradinaj në Petangon: Tani është koha e duhur për anëtarësimin e Kosovës në NATO
-
Haradinaj në SHBA kërkon mbështetjen për anëtarësim në NATO
-
Haradinaj: Kosova ta zbatojë planin franko-gjerman, s'mund të mbetet peng i destruktivitetit të Serbisë
-
Haradinaj takon Hovenierin, thotë se Plani evropian i jep njohje ndërkombëtare Kosovës
-
Haradinaj: Në qeverisjen time, prioritet anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe në NATO