Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj për vizat: Sot nuk humbi Albini, por populli i Kosovës

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, deklaroi se Kosova e ka merituar liberalizimin e vizave vite më parë dhe sipas tij, me mosliberalizim ka humbur populli i Kosovës.

"Sot nuk humbi Albini, por populli i Kosovës. Liberalizimin e kemi merituar shumë vite më herët por as sot nuk e morëm", shkroi ai në Facebook të enjten, në ditën kur u mbajt Samiti i Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor, ku mori pjesë edhe presidentja Vjosa Osmani.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Osmani deklaroi se në Samit mori mbështetje nga shtetet për liberalizim por që "deklaratat duhet të kthehen në veprime konkrete e të votohet në nivel të Këshillit të Ministrave për liberalizim".

“Kanë qenë deklarata më pozitive që kemi dëgjuar deri më tash për liberalizim, përfshirë edhe nga shtetet që kanë qenë hezituese”, tha presidentja Osmani pas takimit.