Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hymete Bajrami, ka thënë se kryeministri Albin Kurti nuk është meritor për liberalizimin e vizave, por për shtyrjen e tyre për rreth shtatë vjet.
Ajo e ka akuzuar Kurtin edhe për metiro sa i përket sanksioneve që Bashkimi Evropian i ka vendosur për Kosovën.
“Fakti që Kosova është nën sanksione tregon më së miri meritat e Albin Kurtit për liberalizim. Megjithatë ai dhe LVV ka një meritë sa i përket liberalizimit, e kanë shty nga 2017 në 2024”, ka shkruar Bajrami në Facebook.
Nga 1 janari i këtij viti, qytetarët e Kosovës kanë të drejtë të lëvizjes pa viza drejt vendeve evropiane të zonës Schengen. Liberalizimin e vizave, Qeveria e ka cilësuar si një nga të arriturat e saj përgjatë mandatit.