Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar përgjigje nga presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri, Albin Kurti lidhur me ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.
Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se Osmani duhet të sqarojë se me çfarë motivacioni i ka dhënë shtetësinë Berishajt, me procedura të përshpejtuara dhe se a i ka lënë kohë të mjaftueshme Agjencisë Kosovare të Inteligjencës së për të verifikuar aktivitetin e tij.
Haradinaj ka shkruar se “përderisa Kurti e kishte cilësuar kompaninë GEN si kompani mafioze të nivelit ballkanik, dhe duke pasur parasysh se pronari i saj, sipas tij, është nip i Jovica Stanishiqit, shefit famëkeq të sigurimit serb, cila është kundërvlera e blerjes së energjisë pikërisht nga kjo kompani, sapo erdhi në pushtet?”.
“A janë në dijeni Presidentja dhe Kryeministri se Ambasadori i tyre, nuk e ka deklaruar në formularin e pasurisë kompaninë e tij në Mal të Zi, tanimë e famshme për transaksionin me kompaninë, sipas Kurtit të nipit të Stanishiqit? A është pikërisht frika se po zbulohet ky skandal, shkak se përse Vetëvendosje e ka bllokuar formimin e komisionit hetimor parlamentar për blerjen e energjisë”, ka pyetur ai
Haradinaj ka pyetur se a janë duke u penguar organet e rendit dhe drejtësisë të veprojnë sipas ligjit në këtë skandal.
“Ku janë kufijtë moralë të kryeministrit dhe presidentes. Nëse jemi në pritje të një epilogu eventual të organeve të drejtësisë, pyetja ime është a kanë kufij moral këta?”, ka pyetur ai.
-
PDK-ja kërkon shkarkimin e ambasadorit Berishaj: Kurti po bëhet pengesë për zbardhjen e së vërtetës
-
Haradinaj për rastin e Berishajt: Kryeministër shpjegoje ku je ti në këtë histori?
-
Ambasadori Berishaj intervistohet si i dyshuar për shpëlarje parash
-
Berishaj ishte ofruar për paraqitje në Prokurori, Gashi thotë se s’morën përgjigje
-
PDK-ja mbulon me fotografi të Berishajt e Kurtit objektin e Qeverisë