“Me qenë burrë e kisha kry ndryshe me të”, ka qenë përgjigja e kryeministrit të Kosovës kur është pyetur për incidentin e djeshëm me gruan në Prizren, transmeton KTV.
Kryeministri është treguar i ashpër duke matur forcën e shtetit në largimin e asaj gruaje nga foltorja, ku po shënohej përvjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
“Është e papranueshme një i paftuar me u paraqit në foltore, atëherë dikush duhet me largu, ja policia ja unë. Në prezencë timen nuk mundet me nëpërkëmbë askush shtetin. Ata që është dashur të reagojnë, nuk kanë qenë në nivel të detyrës”, ka thënë Haradinaj në një konferencë për media.
Artikuj të ngjashëm
-
Haradinaj: Kishte qëllime që të sabotohej ceremonia e Lidhjes së Prizrenit
-
Gaxherri akuzon deputetet e koalicionit qeverisës se s’kanë dashur të reagojnë për incidentin e Haradinajt
-
Vështrim mbi forcën fizike e deklaratat e paprecedentë të kryeministrit Haradinaj
-
Cili është skandali i radhës, kryeministër?
-
Haradinaj në rolin e sigurimit, largon një zonjë nga foltorja në Prizren