Deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri, ka akuzuar gratë deputete të koalicionit qeverisës së nuk kanë dashur të reagojnë rreth incidentit të kryeministrit, Ramush Haradinaj.
“Fatkeqësisht dua ta bëjë me dije opinionin që bordi i grave deputete nuk ka mundur të marrë vendim për të reaguar, në përjashtim të LDK-së dhe VV-së sepse gratë e këtyre që janë në koalicion, nuk duan të reagojnë ndaj skandaleve qoftë të kryetarit të Kuvendit, qoftë të kryeministrit, andaj kjo është e papranueshme. Natyrisht me relevancë është skandali dhe dështimi i protokollit, nuk i ka fajet ligji, fajet i kanë ata që janë në Qeveri, atë ditë na kanë dëshmuar që ata nuk dinë as çka janë protokolli, as kryetari i Kuvendit as kryeministri”, tha Gaxherri.
Kjo akuzë vie pasi në seancën dhe Akademinë e mbajtur të dielën që shkoi në 140 vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, kryeministri Ramush Haradinaj solli për audiencën një moment të pakëndshëm duke tërhequr me forcë nga foltorja një zonjë.
Haradinaj në rolin e sigurimit, largon një zonjë nga foltorja në Prizren
Por, edhe pas kësaj Haradinaj nuk ishte pishman dhe nuk kërkoi falje.
Edhe
Gaxherri kritikon deputetet që nuk reaguan ndaj veprimit të Haradinajt në Prizren
“Me qenë burrë e kisha kry ndryshe me të”, ka qenë përgjigja e kryeministrit të Kosovës kur është pyetur për këtë incident.
Haradinaj për incidentin në Prizren: Me qenë burrë, e kisha kryer ndryshe me të