Haradinaj për incidentin në Prizren: Me qenë burrë, e kisha kryer ndryshe me të Foto: Koha

Haradinaj për incidentin në Prizren: Me qenë burrë, e kisha kryer ndryshe me të

11 June 2018 11:13

“Me qenë burrë e kisha kry ndryshe me të”, ka qenë përgjigja e kryeministrit të Kosovës kur është pyetur për incidentin e djeshëm me gruan në Prizren, transmeton KTV.

Kryeministri është treguar i ashpër duke matur forcën e shtetit në largimin e asaj gruaje nga foltorja, ku po shënohej përvjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

“Është e papranueshme një i paftuar me u paraqit në foltore, atëherë dikush duhet me largu, ja policia ja unë. Në prezencë timen nuk mundet me nëpërkëmbë askush shtetin. Ata që është dashur të reagojnë, nuk kanë qenë në nivel të detyrës”, ka thënë Haradinaj në një konferencë për media.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

shpend11/06/2018 14:50

Po ti nuk ke mbetë i denjë për burra, burrnia të la në momentin që i hongre premtimet e tuaja për mos miratimin e Demarkacionit!

hashimi 11/06/2018 14:51

kryeministeri a je per naj meq boksi o burr qysh thot populli a po don fer

Shto koment

Të ngjashme