Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj është zotuar se qeveria që ai drejton do t'i bashkohet idesë që GIZ-i gjerman që t'i jepen grande komunave më të suksesshme në pastrimin dhe ruajtjen e mjedisit.
Haradinaj në tryezën me kryetarë të komunave të Republikës së Kosovës për zhvillimet dhe planet në sektorin e menaxhimit të mbeturinave, të organizuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në bashkëpunim me Qeverinë Gjermane, ka paralajmëruar mundësinë e themelimit të Policisë mjedisore, për t'u marrë ekskluzivisht me personat që nuk tregojnë kujdesin e duhur për ambientin.
“Do të fillojmë edhe me politikat ndëshkuese për ata që hedhin bërllok, për ata që nuk respektojnë normat ligjore për ketë. Kemi kërkuar që të avancojmë edhe deri te policia e gjelbër”, ka saktësuar Haradinaj.
Ndërkohë, ushtruesi i detyrës i ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ka konfirmuar deklaratat e shefit të tij, duke saktësuar edhe shumën e grandeve, përcjell ksp.
“1.2 milion euro do të ndahen për komunat më të suksesshme të cilat do të plotësojnë kriteret e përcaktuara”, ka thënë Matoshi.
Kurse, Alexandra Linden nga GIZ, ka thënë se të gjithë duhet të angazhohemi për një ambient të pastër.
-
Ka nisur puna për themelimin e “Policisë së gjelbër”
-
Me gjithë premtimin, ende asgjë për krijimin e Policisë së Gjelbër në Kosovë
-
Policia dhe MMPH-ja me veprime konkrete për ruajtjen e mjedisit
-
Haradinaj: Duhet të punojmë të gjithë që Kosovën ta bëjmë vend të dëshiruar për të rinjtë
-
Haradinaj shfajëson qytetarët për bërllokun, kishte halle e s'kishte institucione