Sot, në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të PK-së, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës (PK-së), Rashit Qalaj, ka pritur në takim zyrtar Fatmir Matoshin, ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Qalaj i njoftoi të pranishmit se Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe obligimeve të saja ligjore karshi qytetarëve, në të mirë të sigurisë dhe rendit në Republikën e Kosovës.
“Temë diskutimi e këtij takimi ishte bashkëpunimi dhe bashkërendimi i aktiviteteve përmes planeve të përbashkëta, të cilat do të ndikojnë në ruajtjen dhe mbrojtjen e ambientit, me qëllim që të kemi një ambient sa më të pastër”, thuhet në njoftim.
Takimi rezultoi me gatishmërinë për avancim të bashkëpunimit të ndërsjellë drejt ndërmarrjes së veprimeve konkrete në mbrojtjen e mjedisit dhe parandalimit të rasteve të ndotjes, pasi mbrojtja e mjedisit përbën një kusht themelor të zhvillimit të shoqërisë.
-
Matoshi në Slloveni: Kosova të jetë përfituese e fondeve mjedisore
-
Kërkohet aktivizim masiv qytetar për aksionin global të pastrimit që e udhëheq Kosova
-
Policia koordinon veprimet me njësitë e tjera të sigurisë lidhur me zhvillimet në veri
-
Policia e Kosovës dhe ajo e Hungarisë dakordësohen për thellim të bashkëpunimit
-
Matoshi apelon për kujdes ndaj mjedisit në Ditën Botërore të Mjedisit