Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj: Para interesave politike, Qeveria të përkushtohet në menaxhimin e pandemisë

Kandidimi i Arben Vitisë, ministër i Shëndetësisë, për kryetar të Komunës së Prishtinës, ka nxitur reagime nga opozita të cilën këtë e kanë quajtur mospërgjegjësi.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Qeveria duhet ta ketë interes menaxhimin e pandemisë dhe jo garën zgjedhore.

“Largimi i ministrit Vitia nga përgjegjësitë shtetërore dhe kalimi i vëmendjes së tij tek gara zgjedhore, edhe njëherë e shpërfaq fytyrën e vërtetë të Qeverisë së mashtrimit. Kjo qeveri, para interesave të ngushta politike, duhet të ketë interesat e shtetit dhe të përkushtohet në menaxhimin e gjendjes së rëndë shëndetësore në vend, që çdo ditë po merr jetë të qytetarëve”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ish-kryeministri i Kosovës ka thënë se koston e kësaj gjendje do ta paguajnë jo vetëm pacientë e stafi mjekësor, por edhe ekonomia e vendit, ndërsa përmendi masat që pritet nesër t’i marrë Qeveria.

“Koston e kësaj gjendjeje, do ta paguajnë jo vetëm pacientët e stafi mjekësor, por edhe ekonomia e vendit, me masat që këta mashtrues do t'i vendosin, ashtu siç mbyllën vendin dhe shkatërruan ekonominë vitin e kaluar”.

Edhe Haradinaj: Kurti ta marrë më seriozisht vaksinimin ose të japë dorëheqje Arbëri Haradinaj: Kurti ta marrë më seriozisht vaksinimin ose të japë dorëheqje

Ndërsa, ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka kërkuar dorëheqje të parevokueshme të Vitisë, që sipas tij, ka dështuar në menaxhimin e pandemisë