Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj optimist se deri në fund të vitit bëhet liberalizimi i vizave

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka kërkuar që mos të nxiten protesta në kohën kur po ndodhin tema serioze, derisa i ka shprehur ngushëllim të gjitha ata që kanë pretendime për ndryshim të territoreve.

Sipas tij, do ishte mirë që rezoluta e fundit të votohet në Kuvend.

“Kemi pasur një debat mjaft të ndjeshëm. Rezoluta është një qëllim që na obligon të gjithëve edhe presidentin dhe nëse aprovohet në Kuvend shihet se kujt i obligohet, mirë do të ishte që kjo rezolutë të votohet. Nuk është e qeverisë" tha Haradinaj në një konferencë për media, transmeton kp.

Lidhur me deklaratat e eurodeputetit Mcalister se ka gjetur një zgjidhje për raportet e Kosovës dhe Serbisë, ai u shpreh se gjatë takimit që kanë zhvilluar nuk kanë diskutuar për këto çështje

Ai i ka shprehur ‘ngushëllim’ për ata që kanë pretendime për ndryshim të territoreve.

"Për çështjen e liberalizmit të vizave mund të them se nuk është keq gjendja, çdo mik që vjen në Prishtinë na njofton për gjendjen, kemi shumë punë dhe jam optimist që do e marrim në fund të vitit", tha ai.

Edhe Haradinaj: Liberalizimi në pranverë, shtyrjes i kontribuoi edhe vonesa e formimit të institucioneve Arbëri Haradinaj: Liberalizimi në pranverë, shtyrjes i kontribuoi edhe vonesa e formimit të institucioneve

Kreu i ekzekutivit kërkoi që mos të nxiten protesta kur po ndodhin tema serioze.

"Mos nxisni veprime, një protestë për urën mos nxisni veprime kur tema aq serioze janë duke ndodhur si themelimi i ushtrisë, nëse don me i ndihmu vendit Agim Bahtiri le t’i kryejnë punët e veta e të mos të hyjnë në garën për politikën e madhe", tha ai

Këto komente ai i bëri pas dekorimit me hartën e artë për Elena Kadaren, të cilën e falënderoi shumë për kontributin e dhënë.