Ramush Haradinaj, i nominuari për kryeministër nga Koalicioni PAN, pas regjistrimit në listën e deputetëve të zgjedhur më 11 qershor, rikujtoi “rrugën e gjatë për të zgjedhurit deri tek kjo ditë”.
Pasi i uroi ata që janë zgjedhur për herë të parë, ai shtoi se “do të vazhdojmë me punë”, transmeton “Koha Ditore”.
“Me rëndësi që e kemi caktuar ditën e seancës. Atë ditë, qysh është tradita, do të procedohet dhe do të jetë mbledhja e (për zgjedhjen) kryetarit e të Kryesisë (së Kuvendit).
Por kur iu përmenden numrat, Haradinaj nuk mund e fshehu nervozizmin.
-A i keni numrat? – e pyetën gazetarët.
-Nuk po ju kuptoj për çfarë numra e keni fjalën. Kuvendi i ka 120 deputetë dhe secili ka të drejtë të votojë!
-
Haradinaj thotë të kenë pas të konfirmuara 61 vota për kryeparlamentarin
-
Haradinaj: I kemi numrat për krijimin e Qeverisë
-
Haradinaj kërkon rinumërim të plotë të votave
-
Haradinaj: Kurti është mashtrues, nuk i ka numrat prandaj manovron
-
Haradinaj: Jemi të hapur nëse partitë e tjera gjejnë rrugë për konstituim të Kuvendit