Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar në televizionin publik se kanë pasur një konfirmim për 61 vota për kryeparlamentar, por që nuk e kanë trajtuar në masën e mjaftueshme sepse nuk ishte për Qeveri.
“Pra me kushtetutën tonë s’ka alternativë tjetër, e drejta për të propozuar kryeparlamentarin është vetëm e PAN-it dhe mendoj se VV e LDK, kanë hyrë gabim në këtë krizë. Është e kuptueshme që për qeverinë të reagojnë kështu, por jo edhe për kryeparlamentarin”, tha ai.
Sipas tij, sado që e vonojnë PAN-in, prapë do të humbin kohë, sepse vetëm PAN-i mund të propozojë kryeparlamentarin dhe se vota vetëm është simbolike, sepse kjo është e paraparë me një drejtim, nuk ka drejtim të mirë.
Haradinaj tha se ata e kanë friken se nëse kalon kryeparlamëntari Qeveria i ka menjëherë votat, pra nuk e shoh arsyen me tregu një fuqi të numrave me kryeparlamentarin.
“Unë e di se Qeveria do të vijë sepse, nuk mund të vazhdojë kjo logjikë pa kufi. I kam parë edhe deputetët që janë ndier keq me këtë reagim të tyre”.
-
Haradinaj: VV-ja s’po ka qasje serioze ndaj temës së kryeparlamentarit
-
Haradinaj: I vetmi kandidat për kryetar të Kuvendit është Kadri Veseli
-
Haradinaj nuk i “kupton” gazetarët kur e pyesin “A i keni numrat?”
-
Haradinaj: I kemi të konfirmuara 61 plus vota, s’bëhet fjalë për kontrabandim deputetësh
-
Haradinaj thotë se i ka votat, e Vetëvendosje synon udhëheqjen e Qeverisë