Ajo që dikur ishte pikë kufitare e Kosovës, nuk ekziston më, është hequr në tërësi. Kemi edhe pjesën tjetër të zhvillimit të marrëveshjes të nevojshme, protokolleve të nevojshme, që të mos ndalen makinat pra këtu por të ndalën një në disa vetëm për shkak të çështjeve të caktuara të rutinës.
Kështu tha kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë pjesëmarrjes në ceremoninë e nënshkrimit të Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, marrëveshje kjo me qëllim të ngritjes së pikës së përbashkët të kalimit kufitar në mes të dyja vendeve.
Me këtë rast, Haradinaj tha se qëllimi i ardhjes sot është të konstatohet se nga dita e sotme ka filluar menaxhimi i integruar i kufirit Shqipëri - Kosovë.
Ai tha se e sheh një përkrahje të jashtëzakonshme të ministrit të Shqipërisë dhe atij Kosovës, por edhe Qeverisë, që ndoshta në një afat rekord më të mos ketë ndalesa të veturave.
“Pra nuk do të jenë dy kontrolle, por do të jetë vetëm një dhe shpresoj që deri më dy prill ky kufi të jetë pika që na bashkon”, shtoi kryeministri Haradinaj.
Edhe
Policia e Kosovës e ajo e Shqipërisë me marrëveshje për patrullime të përbashkëta gjatë sezonit turistik
Nënshkrimi i marrëveshjes është bërë nga ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Ekrem Mustafa dhe ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Sandër Lleshaj.
Qëllimi i Marrëveshjes është që palët të angazhohen për thjeshtësimin dhe përshpejtimin e verifikimeve kufitare, për lehtësimin e qarkullimit të shtetasve dhe mallrave.
-
Kurti: Bashkëpunimi Kosovë - Shqipëri ka marrë formën e një përkushtimi të thellë
-
Rama për Kurtin: Qëllimet i kemi të përbashkëta, metodat të ndryshme
-
Ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë: “Kush prek Kosovën, prek Shqipërinë”
-
Kurti, Hoxhajt: Bashkërendimi mes Kosovës dhe Shqipërisë s’është zgjedhje, por detyrë