Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Marrëveshje e prezantim projektesh në mbledhjen e tetë të qeverive Kosovë – Shqipëri

Mbledhja e përbashkët e qeverive Kosovë – Shqipëri, do të mbahet të hënën (sot) në Prishtinë.

Dy kabinetet qeveritare pritet të nënshkruajnë disa marrëveshje në fushën e drejtësisë, arsimit, bujqësisë, infrastrukturës, turizmit dhe sigurisë publike.

“Deri më tani rezultate konkrete nga ato marrëveshje kemi lehtësimin e procedurave për leje qëndrimin pesëvjeçar të qytetarëve të dy vendeve, hapjen e pikës së përbashkët të kalimit kufitar Shishtavec-Krushevë, lehtësimin e procedurës për njohjen dhe njehsimin reciprok të diplomave, ndihmën e ndërsjellët juridike në çështje civile dhe tregtare, krijimi i kalendarit të përbashkët kulturor, vjetor 2021-2022 Shqipëri-Kosovë, rritja e bashkëpunimit në fushën e trashëgimisë kulturore, kurse edhe atë të bujqësisë”, ka thënë zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

Ai ka shtuar se disa marrëveshje nga mbledhja e kaluar janë drejt finalizimit praktik të tyre, por iu ka mbetur që të adresohen edhe disa çështje teknike, sikurse ajo rregullimi i regjimit të trafikut lokal kufitar, lehtësimi i procedurave kufitare në pikën Vërmicë-Morinë, studimi i fizibilitetit për segmentin hekurudhor Prishtinë-Durrës, Durrës-Prishtinë, si dhe njohja e ndërsjellë e sigurimeve shoqërore ndërmjet dy vendeve.

Sipas tij, vëmendje të veçantë do të marrë edhe projekti i ri i portit të Durrësit që pritet të ketë edhe Portin e Thatë në Prishtinë, dhe më pas lidhja me hekurudhën Prishtinë-Durrës.

Edhe Sot mbledhja e përbashkët e qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës Arbëri Sot mbledhja e përbashkët e qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës

“Fakti që kemi dy mbledhje të përbashkëta të dy qeverive në më pak se një vit, flet dhe është dëshmi për vullnetin e bashkëpunimit të ndërsjellë mes dy vendeve tona”, shtoi ai.

Mbledhja e fundit u mbajt në nëntor të vitit të shkuar në Elbasan.

Agjenda e sotme:

10:45 Mbërritja e delegacionit të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë

11:15 Hapja e sesionit plenar të mbledhjes së dy qeverive

12:20 Prezantim me pjesëmarrjen e dy kryeministrave: Infrastruktura portuale dhe hekurudhore kombëtare në funksion të tregut të përbashkët kombëtar dhe katër lirive ekonomike: Projekti i Portit të ri tregtar në Porto Romano, integrimi me hekurudhën Durrës – Prishtinë, dhe Porti i Thatë në Kosovë. Prezantimi bëhet nga Eric SMIT, drejtor, Royal Haskoning DHV

Edhe Rreth 15 marrëveshje pritet të nënshkruhen mes Kosovës dhe Shqipërisë, kërkohet zbatim Arbëri Rreth 15 marrëveshje pritet të nënshkruhen mes Kosovës dhe Shqipërisë, kërkohet zbatim

12:30 Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare

12:45 Konferencë e përbashkët për shtyp e kryeministrave Albin Kurti e Edi Rama