Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj e ka ndezur cigaren brenda sallës së Kuvendit, teksa deputetët po vazhdojnë debatin në seancën për mocionin e mosbesimit të Qeverisë.
Teksa fjalën e kishte deputeti Bekë Berisha, në sfond shihet Haradinaj, i cili përpos që e tymos, cigaren e shuan përtoke.
Seanca për mocionin e mosbesimit të Qeverisë ka nisur pak para orës 12:00. Deputët pritet të votojnë rreth rrëzimit të Qeverisë në kohën kur Kosova, njëjtë si të gjitha shtetet tjera të botës po përballen me një pandemi koronavirusi, që ka shkaktuar bllokada e gjendje emergjente.
Ligji për Kontrollin e Duhanit ishte votuar në Kuvend më 22 maj të vitit 2013. Neni 11 i tij ndalon pirjen e duhanit në hapësirë publike; hapësirë të punës; mjetet e transportit publik dhe hapësirat e hapura të përcaktuara në paragrafin 3 të nenit.
{gallery}
-
Haradinaj për djegien e gjeneratorit: Këta kanë nisur ta hanë turpin me bukë
-
Osmani ua tërheq deputetëve vërejtjen për pirje të cigares brenda Kuvendit: Inspektorati do të shqiptojë masa
-
Haradinaj: Do të tentohet votimi i fshehtë
-
Haradinaj - PDK-së e LDK-së: T’ia ofrojmë një mazhorancë Kuvendit e qeverisë në të ardhme të afërt
-
Haradinaj: Po shkojmë drejt zgjedhjeve