Ramush Haradinaj është nderuar me titullin “Misionar i Paqes” dhe medaljen “Golden Ambassador Richard Holbrooke” nga Misioni Diplomatik për Paqe dhe Prosperitet dhe Misioni Diplomatik Amerikan për Paqen Botërore.
Shefki Hysa drejtor i Misionit për Paqe dhe Prosperitet, tha se Haradinaj nuk i përket më vetëm Kosovës por gjithë botës për paqe, transmeton kp.
Hysa tha se të tjerët thonë që të mos i lartësojnë shumë heronjtë porse sipas tij a harrohen sakrificat e djemve të UÇK-së.
Ai tha se Haradinaj meriton respekt dhe vëmendje nga gjithë.
Ramush Haradinaj u shpreh i emocionuar për këtë nder. Ai shtoi se rrënjët si popull i kemi në paqe, porse për të është dashur të luftojnë.
Ky çmim tha Haradinaj është me i veçantë kur vjen nga Amerika të cilën e quajti engjëll mbrojtës të Kosovës.
-
Haradinaj merr “dekoratë amerikane” nga një mashtrues
-
Lutfi Haziri merr edhe një çmim të rrejshëm, të njëjtin e kishte marrë edhe Haradinaj
-
Haradinaj uron sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo
-
Haradinaj pasi Kosova u ftua në Bordin e Paqes nga Trumpi: Një dritare shprese për ne
-
Haradinaj pritet nga Escobari, flasin për sigurinë e Kosovës