Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka vlerësuar se ardhja e gjeneralit Joseph Lengyel është dëshmi e orientimit tonë dhe dëshmi që marrëdhënia mes dy vendeve çdo herë e më shumë po konkretizohet në partneritet strategjik.
Postimi i Haradinajt në Facebook:
Miqësia e Kosovës me ShBA-të është e përjetshme. Ardhja e Gjeneralit Joseph Lengyel është dëshmi e orientimit tonë dhe dëshmi që marrëdhënia mes dy vendeve çdo herë e më shumë po konkretizohet në partneritet strategjik.
E falënderova Gjeneralin Lengyel, që mbi 20.000 djem e vajza pjesëtarë të Gardës Nacionale të SHBA-së kanë shërbyer në Kosovë, me nder dhe përkushtim. Këta ushtarë sot kanë nga një storje për Kosovën dhe janë ambasadorë të Kosovës kudo që shërbejnë tash.
Partneriteti me Garden Nacionale të Iowas, i cili po forcohet çdo ditë e më shumë, është dëshmia më e fortë se Kosova dhe SHBA janë popuj paqedashës.
-
Konjufca: SHBA-ja mbetet aleatja jonë më e afërt dhe partnerja jonë strategjike
-
Kurti: Aleanca me SHBA-në e pazëvendësueshme, Kosova gjithmonë mirënjohëse
-
SHBA-ja riafirmon angazhimin: Nderojmë qëndrueshmërinë e popullit të Kosovës
-
Maqedonci: Përkrahja amerikane mbetet vendimtare për Kosovën
-
Haradinaj: Krenarë me reagimin e institucioneve të sigurisë në Amerikë