Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se veteranët e luftës së UÇK-së më së largu të premten do të marrin pensionet e parapara me ligj.
Ai sot është takuar me përfaqësues të OVL-UÇK, me ç’rast iu ka konfirmuar se nesër do të dërgohet te Presidenti për dekretim ligji për rishikim të buxhetit, transmeton Koha.net.
“Veteranët e luftës së UÇK-së, më së largu të premten, do t'i marrin pensionet e parapara me ligj. Në takimin me përfaqësues të OVL-UÇK, të kryesuar nga kryetari, Hysni Gucati, i njoftova se ligji për rishikim të buxhetit, i cili është miratuar në Kuvend, do t'i dërgohet nesër Presidentit për dekretim”, ka shkruar Haradinaj.
Ai më tutje shton se në vitin e ardhshëm s’do të ketë probleme të tilla për pensionet e kategorive të lirisë.
“Premtoj se vitin e ardhshëm nuk do të kemi probleme të këtij lloji për pensionet e kategorive të lirisë”, ka thënë Haradinaj.
-
Veteranët marrin nesër pagat retroaktivisht për tre muaj
-
Haradinaj: Qeveria do t’i shqyrtojë me seriozitet kërkesat e kategorive të lirisë
-
Haradinaj: Premtimi im për veteranët e UÇK-së u jetësua, të ardhmen s’do të ketë vonesa të tilla
-
Javën e ardhshme veteranët pritet t’i marrin pagat
-
Qeveria hedh te Kuvendi çështjen e pagesave të veteranëve