Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj: Me anëtarësimin në INTERPOL humb vetëm krimi

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është takuar me ndihmës -Sekretarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Çështje Europiane dhe Euroaziatike, Wess Mitchell, të cilit i ka thënë se me anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL pëson humbje vetëm krimi.

“Mikut të Kosovës i shpreha falënderimet e popullit tonë për angazhimin e pandalshëm të Amerikës, dhe kërkova që ky rrugëtim i yni i përbashkët të vazhdojë, për ta përmbyllur konsolidimin e subjektivitetit ndërkombëtar”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

“Ndihmës - Sekretarit Mitchell i thashë se me anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL dhe mekanizmat tjerë të sigurisë, nuk humbë askush, përpos krimit transnacional. Mbështetja e SHBA-së në këtë rrugëtim është e domosdoshme”, ka shkruar ai.


Presidenti i Kosovës, së bashku me kryeministrin, Ramush Haradinaj dhe zëvendëskryeministrin e parë, Behgjet Pacollin, zhvilluan një takim me ndihmës-sekretarin amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Wess Mitchell.

Në këtë takim është biseduar për thellimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy shteteve, avancimin e agjendës euroatlantike të Kosovës, procesin e transformimit të FSK-së në ushtri të Kosovës si dhe për fazën e fundit të dialogut për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“SHBA-ja është aleati ynë i përjetshëm. Të gjitha proceset i kemi projektuar dhe finalizuar së bashku. Prandaj, ne asnjëherë nuk do të largohemi nga kjo rrugë. Do të ecim së bashku drejt sfidave të reja që na presin”, ka theksuar presidenti Thaçi.

Edhe Haradinaj: Kushdo që e pengon Policinë e Kosovës për të hyrë në INTERPOL, e ndihmon krimin Arbëri Haradinaj: Kushdo që e pengon Policinë e Kosovës për të hyrë në INTERPOL, e ndihmon krimin

Duke folur për fazën e fundit të dialogut, presidenti ka theksuar se mbështetja amerikane në këtë proces është jetik, për arritjen e një marrëveshje përfundimtare dhe ligjërisht të obligueshme.

Nga ana tjetër, ndihmës-sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Wess Mitchell ka siguruar presidentin e Kosovës se SHBA-ja do të vazhdojë mbështetjen e gjithëmbarshme për Kosovën.