Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim një delegacion të lartë të përbashkët nga Gjermania dhe Franca.
Ai ka falënderuar Gjermaninë dhe Francën për kontributin e vazhdueshëm në të gjitha proceset e shtetndërtimit, duke theksuar se bashkëpunimi bilateral në të gjitha fushat me dy shtetet mike është i rëndësishëm për vendin.
Duke vlerësuar Samitin e Berlinit si mundësi kthese në zhbllokimin e procesit dialogues të Brukselit, Haradinaj ka thënë se takimet e tilla janë mundësi e mirë për të gjetur zgjidhje të qëndrueshme për problemet me të cilat ballafaqohen vendet tona.
Ndërsa, sa i përket takimit të Parisit që do të mbahet në muajin korrik, ai theksoi se institucionet e Kosovës janë duke u përgatitur me seriozitet maksimal dhe presin që nga ky takim të ketë hapa konkretë për arritjen e një Marrëveshjeje Gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Institucionet e Kosovës janë të vendosura dhe unike në prezantimin e qëndrimeve dhe pozicioneve tona, gjatë takimit të Parisit”, tha ai.
Sipas Haradinajt, me delegacionin nga Gjermania dhe Franca, në këtë frymë, janë paraqitur qëndrimet e Qeverisë së Kosovës për Marrëveshjen përfundimtare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë që do t’i kontribuojë fqinjësisë së mirë dhe stabilitetit rajonal.
Edhe
Haradinaj: Kosova e gatshme për marrëveshje që rezulton me njohje reciproke
“Kosova është e gatshme për Marrëveshjen Gjithëpërfshirëse Ligjërisht Obligative që presupozon njohje në territorin e saj kushtetues, dhe mirëpret rolin konstruktiv të Gjermanisë dhe Francës për ta vendosur dialogun në drejtimin e duhur”, potencoi ai.
Delegacioni nga Gjermania dhe Franca po qëndrojnë në Kosovë në kuadër të përgatitjeve për takimin e Parisit i cili do të mbahet në fillim të muajit korrik.
-
Haradinaj: Qëndrimi i Gjermanisë për mosndryshim të kufijve është tejet i rëndësishëm
-
Haradinaj: Gjermania i ka dhënë ndihmë të madhe Kosovës që nga paslufta
-
Haradinaj: Kosova palë serioze në zbatimin e zotimeve të Procesit të Berlinit
-
Haradinaj në Paris thotë se Evropa fiton nga lëvizja e lirë e kosovarëve