Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë një takimi të zhvilluar me ambasadorin e Maqedonisë në Kosovë, Ilija Strashevski, diskutoi për sfidat dhe rrugëtimin e përbashkët të të dyja shteteve drejt perspektivës evropiane.
Haradinaj theksoi se marrëdhëniet diplomatike dhe ndër-institucionale mes dy vendeve janë të shkëlqyera, dhe se ato duhet të thellohen “sidomos në aspektin ekonomik dhe tregtar”.
Kryeministri e njoftoi ambasadorin Strashevski se puna në përmbushjen e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me BE-në do të intensifikohet dhe do të përshpejtohen afatet e përmbushjes së obligimeve deri në qartësimin e saktë kohorë të perspektivës evropiane.
Kreu i ekzekutivit kosovar tha se “qeveria sot ka një dinamikë përpara, dhe se është përqendruar në prioritetet e qeverisjes së mirë, sundimit të rendit dhe ligjit, reformat në ekonomi, shëndetësi dhe arsim dhe po adreson me intensitet të lartë të gjitha nevojat urgjente të qytetarëve të vendit”.
Ambasadori i Maqedonisë në Kosovë, Ilija Strashevski, duke e përgëzuar kryeministrin Haradinaj për dinamizmin dhe energjinë e re që ka sjellë në logjikën qeverisëse të Kosovës, ofroi mbështetjen e plotë të Maqedonisë në agjendën evropiane të Kosovës, si dhe bashkëpunim të shtuar në fushën e Diplomacisë Ekonomike.
-
Haradinaj thotë se partneriteti Kosovë-Maqedoni duhet të avancohet më shumë
-
Haradinaj pret diplomatë nga tri shtete
-
Kosova i gëzohet ecjes së Maqedonisë Veriore drejt NATO-s
-
Haradinaj: Kosova dhe Maqedonia po tregojnë marrëdhënie të mira fqinjësore
-
“Kosova dhe Maqedonia, shembull se si dy shtete fqinje tregojnë marrëdhënie të mira”