Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj thotë se partneriteti Kosovë-Maqedoni duhet të avancohet më shumë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar me ambasadorin e deritashëm të Maqedonisë në Kosovë, Ilija Strashevski, në një takim lamtumirës.

“Kosova dhe Maqedonia kanë treguar partneritet të mirë politik, ekonomik dhe diplomatik përgjatë këtyre viteve dhe ky partneritet duhet të vazhdojë edhe në të ardhmen, duke avancuar edhe më shumë marrëdhëniet tona si shtete fqinje”, tha Haradinaj, duke shtuar se vetëm fqinjësia e mirë mund të sjellë paqen e qëndrueshme e cila në Ballkan është tejet e nevojshme.

Në këtë takim u diskutua edhe për vazhdimësinë e raporteve të mira diplomatike ndërshtetërore.