I nominuari për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj, ka thënë se largimi nga PDK as që diskutohet.
Gjatë konferencës së mbajtur, i nominuari për kryeministër nga PAN-i, Ramush Haradinaj, është pyetur nëse do të largohet nga koalicioni me PDK-në, në mënyrë që t’i hap rrugë bashkëpunimit me partitë tjera që nuk dëshirojnë koalicion me PDK-në, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMegjithatë, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se “do të ishte një hap mbrapa dhe nuk diskutohet më për këtë çështje”.
Pas letrës së dërguar nga Haradinaj, kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa dhe atij të Vetëvendosjes Visar Ymeri, ky i fundit ka thënë se pranon të diskutojë për mundësitë e bashkëpunimit për qeverisje, vetëm kur ftesa të bëhet nga pozita e kryetarit të AAK-së dhe pasi të dalë nga PAN-i.