Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se “vendimet e njënashme dhe të pakoordinuara të Albin Kurtit me aleatët”, janë shkatërrimtare për Kosovën.
Haradinaj i është referuar mbylljes së nëntë filialeve të Postës së Serbisë në veri të Kosovës të hënën.
Ndaj kësaj ka reaguar Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja, të cilat i kanë quajtur “veprime të njëanshme dhe të pakoordinuara”.
“Vendimet e njëanshme e të pakoordinuara të Albin Kurtit me aleatët, janë shkatërrimtare për Kosovën. Përpara se Albin Kurti ta “vrasë” dinarin serb në Kosovë, atë e ka vrarë Euro. Politika e tij populliste që mund të rrezikojë edhe jetët e pjesëtarëve të NATO-s, është sabotim e përpjekje për zhbërjen e shtetit. Ky kryeministër është futur thellë në agjendën e Serbisë e cila për t'i demonizuar shqiptarët i ka vrarë edhe fëmijët e vet në Panda të Pejës. Po dyshoj nëse ky person, si shqiptari i vetëm i liruar nga burgu me dekret të Presidentit serb, Koshtunica, është duke i kryer obligimet që i ka marrë. Por, ia kujtoj atij e gjithë të tjerëve se Kosova ka zot dhe nuk ka qeveri të mund ta kthej mbrapa!” – ka shkruar Haradinaj në Facebook.
-
Haradinaj: Kemi hyrë në situatë të rrezikshme. U dogj qëllimisht afati kushtetues
-
Haradinaj kritik ndaj Kurtit: A është kundër gazit apo kundër Amerikës?
-
Haradinaj: Mbrëmë u përmbys autokrati Albin Kurti, tash fjalën e ka sovrani
-
Haradinaj: Kosova po kalon ditët më të errëta të historisë
-
Haradinaj: Ndërhyrja në procedurën e votimit për nënkryetarin serb, jokushtetuese