Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka përkujtuar 5 Majin, ditën e dëshmorëve të kombit, duke thënë se përkulen para heroizmit dhe sakrificës së tyre të të gjitha kohëve dhe epokave.
Haradinaj ka shkruar në facebook se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ishte projekti më sublim i shqiptarëve në shekullin e njëzet.
“Në Ditën e Dëshmorëve, me respekt i kujtojmë të gjithë ata që luftuan dhe ranë për lirinë e atdheut. Përkulemi para heroizmit dhe sakrificës së tyre të të gjitha kohëve dhe epokave. Kujtimin e kemi më të afërt për ata që ranë në luftën me të fundit, si pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që ishte projekti më sublim i shqiptarëve në shekullin e njëzet". Nga Peja, kjo pjesë e Atdheut, Lavdi dëshmorëve të Kombit”, ka shkruar ai.
Haradinaj ka postuar edhe disa fotografi nga Peja, ku po bëhen homazhe në nderim të të rënëve, si dhe po mbahen akademi përkujtimore.
-
Osmani: Përulemi para burrave e grave që u ngritën kur liria ishte vetëm ëndërr
-
Në Ditën e Çlirimit jepen zotime për shtet më të fortë
-
Haxhiu e Kurti bëjnë homazhe në Prekaz, vlerësojnë lart sakrificën e Jasharëve
-
Begaj: Liria e Kosovës erdhi me luftën e UÇK-së dhe vendosmërinë e aleatëve
-
Prishtina shënon Ditën e Çlirimit, theksohet se liria e fituar duhet të shoqërohet me përgjegjësi