Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se pazari me sovranitetin dhe integritetin e shtetit në dialogun me Serbinë i ka shkaktuar dëm Kosovës.
Ai në një postim në Facebook ka thënë se, ka qenë gabim që këto dy shtylla janë paraqitur si pjesë e dialogut me Serbinë.
Ai thotë se, mbrojtja e këtyre shtyllave të shtetit ka një çmim dhe sot populli i Kosovës është krenar që këto i ka prapë të pacenuara.
“Dëmi që i është shkaktuar Kosovës duke bërë pazar me sovranitet dhe integritet është i madh, por bashkë jemi vënë në mbrojtje të shtetësisë, integrimeve euro-atlantike dhe zhvillimit ekonomik”, ka shkruar Haradinaj.
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, pati paraqitur idenë për korrigjim të kufijve si mundësi për arritje të marrëveshjes përfundimtare me Serbinë, gjë që u përcjell me kundërshti nga faktorë të ndryshëm përfshirë edhe kryeministrin Haradinaj.
-
Haradinaj thotë se Veseli e Thaçi e kanë dëmtuar pavarësinë e Kosovës
-
Haradinaj: Presidenti i ka bërë shumë dëm Kosovës
-
Haradinaj: Moskoordinimi me Amerikën e ka rrezikuar interesin nacional
-
Haradinaj kritikon mbylljen e kufirit Kosovë-Shqipëri
-
Haradinaj: Marrëveshjet për linjën ajrore dhe atë hekurudhore me Serbinë janë në interes të Kosovës