Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti një grup prej 120 studentëve nga Universitetet e Vjenës dhe Venedikut, duke thënë se është respekt i madh për Kosovën që këta studentë janë këtu sot dhe i falënderoi për angazhimin e tyre që po japin për një imazh të mirë për vendin tonë te vendet ku ata jetojnë, njofton kumtesa qeveritare, transmeton Koha.net.
Sipas Haradinajt, Kosova ka arritur rezultate, të mira tha ai, në shumë fusha të jetës së saj politike, sociale, ekonomike, por theksoi edhe sfidat të cilat i përcjellin veprimtaritë e ndryshme të jetës.
Ai njoftoi studentët po ashtu për çështjen energjetike, sundimin e ligjit, forcimin e institucioneve për zbatimin e ligjit, shëndetësinë, arsimin dhe fusha të tjera të rëndësishme.
Udhëheqësja e këtij grupi, Marijana Grandits nga Universiteti i Vjenës, falënderoi kryeministrin Haradinaj për pritje, duke theksuar se vizita në Kosovë është mundësi e mirë për t’u njoftuar për situatën këtu, për vizionin dhe planet e kryeministrit Haradinaj për Kosovën. Ajo tha se tash e 15 vjet prej kur vizitojnë Kosovën kanë marrë përshtypje të mira nga njerëzit këtu.
Kryeministri Haradinaj u është përgjigjur studentëve në pyetjet e tyre që kishin të bënin me reformat në arsim, llogaridhënien dhe transparencën e institucioneve, çështjen e liberalizimit të vizave dhe demarkacionin.
-
Haradinaj priti studentë nga Vjena dhe Venediku, u foli për gjendjen në vend
-
Haradinaj: Kosova po shndërrohet në partner serioz për paqe e prosperitet
-
Haradinaj: Shpresoj që dialogu të sjellë njohje të kufijve nga Serbia
-
Haradinaj: Kosova ka fat që e ka partner strategjik SHBA-në
-
Këmbimi i përvojave mes fëmijëve kosovarë e gjermanë, i nevojshëm për të avancuar arsimin në vend