Në një postim në Facebook Haradinaj ka thënë se me këtë është dëshmuar se Kosova me versionin e tanishëm është dëmtuar në tërësinë e saj tokësore, transmeton Koha.net.
Ai ka thënë se raporti i komisionit shtetëror për shënjimin e kufirit është kredibil sepse është hartuar nga njerëz profesionistë të dëshmuar.
Postimi i Haradinajt në Facebook:
“Raporti vlerësues i Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit është kredibil, i hartuar nga njerëz profesionistë të fushave dhe vërteton pretendimet e deritashme, se Kosova me versionin e tashëm është dëmtuar në tërësinë e saj tokësore.
Bazuar në kriteret e prezantuara për demarkimin e kufirit shtetëror, që kanë aplikuar të gjitha shtetet që kanë dalë nga ish-Jugosllavia, aty ku ka shpërputhje kadastrale duhet të përkufizohet mbi bazën e vijës administrative. Kështu ka vepruar edhe Gjykata e Arbitrazhit në verdiktin për rastin slloveno-kroat.
Komisioni Shtetëror e ka argumentuar fuqishëm parimin uti possidetis juris, me çka dëshmohet se deri në Kullë dhe Zhlep, territori është menaxhuar nga Kosova. Vetëm 17% e territorit të Malit të Zi, deri më 2013, është përfshirë në regjistrat kadastralë të kësaj Republike”.
-
Haradinaj në takim me Komisionin Shtetëror për Shënimin e Kufirit me Malin e Zi
-
Haradinaj: Kosovës i ka shkaktuar dëm të madh pazari me sovranitet e integritet
-
Haradinaj: Ratifikimi i demarkacionit, në të mirën e qytetarëve
-
Haradinaj edhe sot merret me demarkacionin, pret “korrektime të nevojshme në drejtim të Çakorrit e Kullës”
-
Basholli thotë se marrëveshja e dy kryeministrave s’mund t’i kthejë Kosovës rreth 8 mijë hektarë